Wednesday, 13. May 2026
Sport

Laçi me Spartën në festë, Steaua eliminohet nga Champions League

GS 13/08/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Republika e Çekisë, Sparta e Pragës, ka treguar lojë të madhe në Bukuresht. 

Sparta ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj skuadrës rumune, Steaua, në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve për Champiopns League.

Sparta falë barazimit edhe në shtëpi me 1:1, është kualifikuar në play-off- të Champions League.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Qazim Laçi, u paraqit 85 minuta për Spartën. 

Për Spartën shënuan Birmancevic (13′ e 28′), Haraslin (37′) dhe për skuadrën rumune Olaru (60′) e Edjouma (85′).

Teilen: