• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Laçi përgatitet në shtëpi, ekipi mbetet “kantier i hapur”

31/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Laçi nën një ritëm disi më të ulët se skuadrat e tjera në merkato, vijon punën për sezonin e ri.

Skuadra duket se edhe në këtë sezon do të mbështetet tek elementet kryesorë të edicionit të shkuar.

Gjithsesi, nuk kanë munguar as ndërhyrjet në merkato, ku deri më tani janë afruar Kleandro Lleshinga Kukësi dhe Samuel Opeh, i cili mbetet për t’u parë sa i përket cilësive që zotëron. Nga ana tjetër, largime të konfirmuara janë ato të Klinti Qatos, që firmosi te Vllaznia, Sobouales, i transferuar te Prishtina dhe të Dajkos, i cili kaloi në Ukrainë te Sherskai.

Nga ky i fundit klubi përfitoi edhe financiarisht një shumë prej afro 200 mijë eurosh. Sa i përket seancave stërvitore, ekipi i Armando Cungut po trajnohet në fushën me bar natyral në qytetin e Laçit, ku janë edhe të gjitha kushtet e nevojshme të përgatitjeve.

Duhet thënë se kurbinasit mbeten si një kantier i hapur, me shumë mangësi, që shpresohet të plotësohen në ditët në vijim. Para pak ditësh kurbinasit zhvilluan një miqësore me Korabin, të cilën e fituan 4-0.

Next Post

Alex Yee fiton të artë në triatlon për meshkuj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.