• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Laçi zbulon çfarë i thanë shokët e Sparta Pragës pas fitores ndaj Çekisë

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur sot para mediave para ndeshjes miqësore me Bullgarinë, ku e komentoi fitoren ndaj Çekisë si dhe zbuloi se çfarë i thanë shokët e skuadrës së Sparta Pragës pa fitores ndaj kombëtares çeke.

Laçi tha se miqësorja me Bullgarinë është një mundësi e mirë për lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta në ndeshjet kualifikuese, ndërsa edhe tregoi për situatën në kombëtare pas fitores ndaj Çekisë.

“Situata në kampin kuqezi pas fitores me Çekinë? Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe për të krijuar shkëputje në pikë përkundrejt Polonisë dhe Çekisë. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Evropian”, tha Laçi.

“Ndryshimet në formacion? Besoj se trajneri Sylvinhos i njeh të gjithë vlerat e lojtarëve. Jemi të gjithë të rëndësishëm për ekipin. Edhe ndeshje miqësore, edhe ndeshje kualifikuese trajneri ka besim te të gjithë lojtarët. Jam dakord me ju edhe për ne që nuk kemi shumë minuta me ekipin kombëtar është si një ndeshje zyrtare për ne dhe prandaj do ta marrim seriozisht”, tha më tej Laçi.

Mesfushori shqiptar zbuloi edhe se çfarë i thanë shokët e skuadrës së Sparta Pragës, pas fitores së “kuqezinjve” ndaj Kombëtares së Çekisë.

“Shokët te Sparta e Pragës, çfarë më thane? Nuk ishin shumë të kënaqur dhe mua më vjen keq, shpresoj që ata të kualifikohen në fund”, tha Laçi.

Për fund, Laçi tregoi edhe dallimin mes isht-trajnerit, Edy Reja, dhe atij aktual, Sylvinho.

“Dallimi mes Rejas dhe Sylvinhos? Besoj se brenda dhe jashtë fushës kemi shumë pozitivitet me njëri-tjetrin, po luftojmë për njëri – tjetrin dhe po ndihmojnë njëri – tjetrin. Kjo ka shumë rëndësi dhe rezultatet janë shumë pozitive. Si miqësore si ndeshjet zyrtare ne do të mundojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, tha Laçi.

Miqësorja e Shqipërisë me Bullgarinë do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”. 

Next Post

Shqipëria synon vendin e parë në Grupin E

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.