Laçi zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Mirel Josës!
Klubi i Laçit ka gjetur trajnerin e ri për pjesën e mbetur të sezonit, i cili do të jetë Armando Cungu.
Cungu ka qenë në krye të kurbinasve në sezonet 2014-2015 dhe 2019-2020 dhe rikthehet për të marrë drejtimin e këtij ekipi, me Laçin që momentalisht renditet në vend të shtatë me 30 pikë.
Cungu do të zëvendësojë te Laçi Mirel Josën, i cili u shkarkua pas humbjes 1-0 në javën e fundit ndaj Skënderbeut.