Sunday, 16. August 2026
Sport

Lacio bën prapa kthehu, Hysaj rikthehet në listën e Europa League

GS 28/01/2025 1 Min. Lesezeit

Edhe pse afati i fundit për të dorëzuar listën e lojtarëve, të cilët do të luajnë për klubet në Ligën e Europës është data 6 shkurt, Lacio ka vendosur që tani të riintegrojë Elseid Hysajn.

Sipas shtypit italian mbrojtësi shkodran, i cili ishte i përjashtuar nga lista e lojtarëve të klubit në Serie A dhe ajo e Europa League, do të jetë një lojtar me kohë të plotë për Lacion në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Teilen: