• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lacio dhe Mançester Junajtid duan Alegrin, por Galeone ia propozon edhe… Monzës

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Masimiliano Alegri vështirë se do të marrë një vit pushim, pas divorcit nga Juventusi, duke parë kaq shumë pankina boshe në qarkullim mes Italisë dhe Europës.

alegri

Gjithsesi, për trajnerin livornez ndoshta do të ketë një vlerësim ndryshe nga e kaluara, sepse ai tashmë kërkon një plan afatgjatë, ndoshta jo edhe një skuadër elitare, për të bërë një plan të tijin, një cikël të tijin dhe për të treguar se akuzat që ka marrë prej tri vitesh te Juventusi kanë qenë të kota. Nga dje, Lacio është bërë një kandidate serioze për livornezin, pas divorcit me Igor Tudorin. Presidenti Lotito e vlerëson shumë 56-vjeçarin dhe pa dyshim që një arenë aq e nxehtë sa ajo laciale mund të joshte shumë Alegrin. Ndërkohë, nga Anglia sa vijnë e bëhen më të fortë zërat për Mançester Junajtid dhe kjo, pasi njeriu i besuar i presidentit të ri, Sër Xhim Redklif, është ish-administratori i deleguar i Juventusit, ZhanKlod Blank që e njeh shumë mirë “Kontin Maks”. Por një tjetër hipotezë edhe pse shumë e vështirë është Monza, të paktën siç tregon mentori i tij, Xhovani Galeone:

“Kam folur së fundmi me Galianin dhe i thashë që nxito për Alegrin. Bëji një kontratë 3-vjeçare dhe në fund të saj ai ta çon Monzën në Champions, siç ëndërronte Berluskoni. Por Galiani mu përgjigj se nuk e paguan dot… Gjithsesi, unë di të them se Alegri ka boll para dhe e sigurt është që s’shkon në Arabinë Saudite”.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Sylvinho nuk i trembet Spanjës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.