Nëse në ditët e fundit ish-ikonat e Bajernit të Mynihut si Lotar Mateus, Lukas Podolski e Bastian Shvajnshtaiger i patën bërë apel Herri Kejnit që të shtynte për transferimin në Gjermani, duke qenë se te bavarezët e ka të sigurt mundësinë që të nisë të fitojë trofeun e parë në karrierë, për ish-kapitenin Filip Lahm, i takon Bajernit që të bëjë një sforco financiare dhe mos ha humbë këtë raste.
“Të luash për Bajernin e Mynihut ka qenë një nder për mua, ndonëse e pranoj se më kanë joshur edhe ofertat nga Mançester Junajtid e Barcelona, kur isha vetë futbollist. Gjithsesi, kur sheh nevojën për të pasur një lojtar të mëdha në skuadër, nuk është vetëm detyra e tij që të shtyjë për të ardhur, por edhe vetë klubi duhet të kuptojë nëse ia vlen investimi apo jo. Dhe në rastin e Herri Kejnit, unë jam i bindur se do të shkëlqente në Mynih. Ai një bomber i lindur dhe lojtari që do të përshtatej menjëherë, prandaj nëse duhet një këshillë nga unë, atë po ia jap Bajernit që të nxitojë të paguajë atë që kërkohet, pasi duke parë se përreth janë edhe Junajtid, PSG apo edhe klube të tjera që e duan, do të ishte një mëkat që të humbnin një mundësi si Herri Kejn”, u shpreh ish-mbrojtësi i djathtë dhe kampioni i botës 2014.
PANORAMASPORT.AL