Sot në Paris u mbajt kongresi i 48-të UEFA-s dhe presidenti Aleksandër Ceferin lëshoi “bombën” duke thënë se nuk do të rikandidojë më dhe do të jetë në krye të UEFA-s deri në vitin 2027.
Ai u shpreh se është i lodhur dhe ka jetuar larg familjes dhe për këtë arsye ka vendosur të mos rikandidojë.
“Jam i lodhur, kam jetuar larg familjes për një kohë të gjatë. Unë kam vendosur të mos kandidoj më në vitin 2027″, tha shkurtimisht ai.
Gjatë fjalimit të tij, Cefefin u ndal edhe tek Superliga për të vazhduar sulmin ndaj drejtuesve të saj.
“Futbolli është një nga gjërat e pakta, ku Evropa po kryeson. Ne duhet të jemi krenarë dhe se suksesi bazohet në modelin e vetëm, në solidaritet, në promovime, në rënie. Ne duhet ta mbrojmë këtë model. Të gjithë ne dhe jo vetëm UEFA. Ka nga ata që përpiqen të shkelin, bëjnë sikur janë shpëtimtarët kur në realitet hapin varret. Ata janë grabitqarë. Ata formojnë një rreth të mbyllur. Ata nuk dinë asgjë për lirinë e shprehjes. Futbolli evropian përfaqëson një nga simbolet e Europës, uniteti është e vetmja gjë që mund të na shpëtojë edhe në futboll. Duket se ka vetëm një ligj të vlefshëm në Bashkimin Evropian dhe ai është tregu. Jo të gjithë mund të blejnë futboll. Nuk është jeta që duam. Nuk ka të ardhme pa unitet. Ka një sërë individësh që duan të na ndajnë. duke folur për tregun e lirë për të vazhduar të rrisin egon, fuqinë dhe paratë e tyre. Ne e kuptojmë sulmin ndaj UEFA-s. Ne mbrojmë një ekuilibër. Çdo klub mund t’i bashkohet garës që dëshiron. Ata planifikojnë për dëshirën e tyre për të fituar më shumë para, kapital, fuqi, prestigj. Ndjenja e epërsisë dhe lakmisë. Ata duan gjithmonë e më shumë. Dëshirojnë të jenë superiorë. Superliga është si molla e Borëbardhës. Nuk mund të blesh ëndrra, merita sportive. Nuk mund të blesh histori. Ne kemi 70 vjet histori, por ka shumë të tjera”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL