• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LAJM I FUNDIT/ Merr fund telenovela mes Ançelotit dhe Brazilit, trajneri italian firmos deri në vitin…

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Merr fund telenovela mes Karlo Ançelotit dhe Brazilit. Siç është konfirmuar nga Diario AS, trajneri italian dhe Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) kanë arritur një marrëveshje për të bashkuar forcat.

anceloti

Ai do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar duke filluar nga 26 maji, sapo të përfundojë La Liga. Pas shumë kthesash e përmbysjesh, të cilat filluan në vitin 2023, Ednaldo Rodrigues, president i CBF-së, po përmbush një nga ëndrrat e tij më të mëdha.

“Sjellja e Karlo Ançelotit në krye të Brazilit është më shumë sesa një vendim strategjik. Është një deklaratë për botën e vendosmërisë sonë për të rifituar vendin e parë në podium. Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani po udhëheq ekipin më të mirë kombëtar në planet. Së bashku, do të shkruajmë kapituj të rinj të lavdishëm për futbollin brazilian”, deklaroi Ednaldo Rodrigues, president i CBF-së.

Siç raportoi Diario AS, plani i presidentit brazilian ishte të nënshkruante me italianin më herët këtë javë. Më në fund, Ançelotti arriti një marrëveshje këtë të hënë për të marrë drejtimin e “seleçaos” dhe do të fillojë aventurën e tij të re këtë qershor, gjatë pushimit ndërkombëtar.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në Kupën e Botës 2026 me opsionin për ta zgjatur atë deri në Kupën e Botës 2030. Djali i tij, Davide Ançeloti, nuk do t’i bashkohet projektit të ri, duke filluar kështu historinë e tij si trajner.

Ndeshja e parë e italianit në stol do të jetë kundër Ekuadorit më 6 qershor, që korrespondon me javën e 15-të të kualifikueseve të Amerikës së Jugut, ndërsa debutimi i tij në shtëpi do të jetë më 10 qershor në São Paulo kundër Paraguait.

Ançeloti mbyll sezonin e tij të dytë te Real Madridi, duke u bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit. Ai do ti thotë lamtumirë klubit me 15 trofe të fituara, tre Liga Kampionësh, tre Superkupa Europiane, një Kupë Ndërkontinentale, dy Kupa Bote për Klube, dy tituj të La Ligës, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë të Mbretit.

Ai u emërua gjithashtu trajneri më i mirë në botë në sezonet 13/14; 21/22; dhe 23/24.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.