PSV ka marrë një goditje të madhe në fillim të sezonit. Ruben van Bommel, sulmues 21-vjeçar dhe djali i ish-futbollistit të PSV-së, Bayern-it dhe Barcelonës, Mark Van Bommel, do të mungojë për pjesën e mbetur të edicionit pas një dëmtimi të rëndë në gju, të pësuar në sfidën e fundit ndaj Ajax-it.
Lojtari, që kishte nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse me 3 gola në Eredivisie dhe një debutim me gol në Champions League, ishte një nga surprizat më të bukura të futbollit holandez. Por analizat mjekësore të kryera nga klubi kanë konfirmuar fatkeqësinë: rikthimi i tij në fushë këtë sezon është pothuajse i pamundur.
Vetë Van Bommel reagoi i zhgënjyer, por me vendosmëri:
“Që në momentin e dëmtimit e ndjeva se ishte diçka e rëndë. Është një goditje e madhe sepse isha i motivuar për ta bërë këtë sezon të paharrueshëm me PSV. Megjithatë, do të jap gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt dhe ndërkohë do ta mbështes skuadrën nga jashtë fushe.”
PSV kishte investuar rreth 15 milionë euro këtë verë për të siguruar shërbimet e tij pas një sezoni të shkëlqyer tek AZ Alkmaar, ku shënoi 10 gola dhe dha 6 asistime. Dëmtimi jo vetëm që e ndal hapin e madh të karrierës, por i heq edhe mundësinë për të debutuar me kombëtaren holandeze në nivel të lartë dhe për të ëndërruar Botërorin. Tani, ai duhet të përqendrohet në rikuperim për sezonin 2026/27.