• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lajm i keq për Alen Sherrin

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alen Sherri shijoi fushën e lojës me fanellën e Kaljarit në Serinë A që në vitin e tij të parë në futbollin italian pas transferimit nga Egnatia.

Gardiani shqiptar luajti 6 ndeshje në Serinë A dhe 1 në Kupën e Italisë në këtë sezon, duke treguar aftësitë e tij.

Por me sa duket kjo nuk ka bindur Kaljarin për t’i besuar përfundimisht fanellën e titullarit, pasi klubi afroi në janar Elia Kaprile, një të ri të talentuar i cili ka qenë titullari i U21 të Italisë, nga radhët e Napolit. Ai u afrua në huazim dhe pritej që vendimi për të ardhmen e portës së Kaljarit të merrej në fund të edicionit.

Por me afrimin e fundit të kampionatit dhe me mbijetesën që duket thuajse e sigurt në elitë, mediat italiane raportojnë se Kaljari ka vendosur të blejë kartonin e Kaprile nga Napoli. Në kontratën e huazimit është vënë klauzola prej 8 milionë eurosh për portierin dhe te Kaljari do ta aktivizojnë në verë për të siguruar kartonin e tij.

Me një investim kaq të rëndësishëm, është e qartë se ai do të jetë titullari i portës së Kaljarit dhe Sherri duhet të presë me durim përsëri momentin e tij për të zbritur në fushë.

Next Post

Lojtar i preferuar te Milani, Reijnders: Zot të fatit tonë, japim maksimumin në Kupë dhe kampionat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.