Thursday, 16. July 2026
Sport

Lajm i keq për Francën dhe Arsenalin/ Saliba 5 muaj jashtë fushave, duhet të operohet

GS 16/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Francës dhe Arsenalit, William Saliba, rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 5 muaj, për shkak të dëmtimit që ai pësoi gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit kundër Spanjës.

Në momentin e daljes nga fusha mbrojtësi qendror u pa të thoshte se shpina e kishte tradhëtuar. Sipas shtypit francez, Saliba pritet që të humbasë disa muaj të fillimit të sezonit të ardhshëm në Premier League.

“L’Equipe” bën me dije se futbollisti i Arsenalit duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk do të jetë i disponueshëm deri në muajin dhjetor.

Teilen: