Thursday, 21. May 2026
Sport

Lajm i keq për Hansi Flik, mesfushori i Barcelonës rrezikon mbylljen e sezonit

GS 17/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Barcelonës, Mark Kasado mund të jetë jashtë fushave për më shumë se dy muaj, pasi pësoi një dëmtim mbrëmë kundër Atletiko Madrid.

sl-benfica-v-fc-barcelona-uefa-champions-league-2024-25-round-of-16-first-leg-6-2-1024x760

21-vjeçari pësoi një goditje në gju gjatë ndeshjes teksa u përball me Antuan Grizman. Edhe pse një përditësim zyrtar ende nuk ka mbërritur, burimet bëjnë me dije se testet mjekësore kanë konfirmuar se lojtari ka pësuar një çarje në ligamentin e jashtëm, gjë që pritet ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të gjatë.

Mungesa e Kasados ​​mund të kalojë dy muaj pasi ai i nënshtrohet rikuperimit dhe rehabilitimit, që në thelb do të nënkuptonte se sezoni i tij mund të përfundojë.

Ai ka qenë një nga yjet kryesore të Barcelonës këtë sezon, duke u vendosur si një pjesë kyçe e organizimit të Hansi Flik. Edhe pse minutat e tij ishin disi të kufizuara javët e fundit me ringjalljen e Frenki de Jong, mungesa e spanjollit mund t’i dëmtojë blaugranët.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: