• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lajm i keq për Inzaghin në prag të ndeshjes ndaj Udineses, dëmtohet titullari

05/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndalet Alessandro Bastoni. Mbrojtësi i Interit është ankuar për një lodhje muskulore dhe stafi mjekësor e ka autorizuar të punojë i diferencuar, teksa është thuajse e sigurt mungesa e tij për transfertën friuliane, e parashikuar për mbrëmjen e të hënës.

Natyrisht nuk bëhet fjalë për një dëmtim shqetësues, megjithatë mjekët e Interit kanë menduar të shmangin çdo mundësi për rëndim të gjendjes, teksa Bastoni po punon nën kujdesin e tyre dhe me ngarkesë minimale.

Natyrisht një lajm jo fort i mirë për Simone Inzaghin, që ndaj Udineses nuk do të ketë në dispozicion as holandezin De Vrij, teksa gjasat janë që në vendin e Bastonit të aktivizohet braziliani Carlos Augusto, për të plotësuar treshen e prapavijës me Acerbin dhe Pavard.
Ndërkohë, për transfertën friuliane pritet të rikthehet në stol austriaku Arnautoviç dhe me gjasë edhe kolumbiani Juan Cuadrado, i cili prej dy ditësh po merr ngarkesën e plotë stërvitore me shokët e skuadrës.

Interi do të sfidojë Udinesen në Friuli të hënën në orën 20:45 me objektiv marrjen e një tjetër fitoreje, që do ta afronte edhe me shumë me titullin kampion të 20-ë në histori, i cili duket vetëm një formalitet matematikor me 14 pikë distancë nga Milani./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Lihtenshtejnit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.