Sunday, 26. April 2026
Sport

Lajm i mirë për “Gjelat”, Maignan lë pas dëmtimin

GS 03/06/2024 1 Min. Lesezeit

Franca dhe trajneri Didier Deschamps kanë marrë një lajm shumë të mirë në prag të nisjes së kampionatit Europian Gjermani 2024.

Portieri i Milan-it, Miker Maignan është rekuperuar nga problem që kishte në gishtin e vogël së dorës së majtë dhe është gati për rikthimin në fushën e blertë.

Francezi mungoi në gjashtë takimet e fundit të Milan-it, pesë në kampionat dhe një miqësore, megjithatë tashmë ai duket se është në gjendje për të luajtur.

Kjo gjë e gëzon shumë trajnerin Deschamps, duke ditur se gardiani i Milan-it është i preferuari i teknikut të Francës për t’i besuar portën./ h.ll/abcnews.al

Teilen: