Në përfaqësuesen gjermane u rrit optimizmi dje kur Florian Wirtz u rikthye në stërvitje pasi humbi dy ditët e mëparshme të stërvitjes për shkak të një infeksioni. Siç konfirmoi sot në mbrëmje trajneri i kombëtares, Julian Nagelsmann, mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusenit është, në fakt, sërish i disponueshëm për ndeshjen e nesërme të UEFA Nations League kundër Bosnjë Hercegovinës, në Freiburg.
Megjithatë, nëse ai do të jetë titullar apo jo, mbetet ende për t’u parë. Trajneri 37-vjeçar zbuloi gjithashtu se ai synon të bëjë ndryshime në ekipin e tij:
“Siç janë gjërat aktualisht, Ëirtz do të jetë në gjendje të luajë. Ne duhet të sigurohemi që të gjithë të jenë në formë. Kundër Bosnjës do të bëjmë pak rotacion”, tha Nagelsmann në konferencën për shtypin.
Sa i përlet titullarit të portës, në mungesë të Ter Stegenit, Oliver Baumann dhe Alexander Nubel , të cilët po luftojnë për një vend titullari në portë, do të luajnë secili nga një ndeshje nga minuta a parë.