Thursday, 26. March 2026
Sport

Lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës, ylli sllovak s’do të luajë kundër Dardanëve

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistë që do të përfshihen në ndeshjen e sotme ndaj Kombëtares së Kosovës.

Dardanët janë mysafirë të sllovakëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole” të Bratislavës, me fillim nga ora 20:45.

Mëngjesin e së enjtes përzgjedhësit e të dyja kombëtarëve janë detyruar të dorëzojnë listat në UEFA me futbollistët që do të përfshihen në protokollin e ndeshjes.

Te Sllovakia do të mungojë ylli kryesor i skuadrës, kapiteni Milan Skriniar, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe nuk është përfshirë në listën prej 23 lojtarëve sllovakë.

Teilen: