Lajme të këqija për kombëtaren shqiptare në prag të sfidës vendimtare kundër Serbisë, që do të luhet më 11 tetor.
Ardian Ismajli i cili pësoi një dëmtim gjatë humbjes së Torinos ndaj Parmës ditën e hënë, iu nënshtrua testeve që zbuluan një dëmtim të rëndë. Qendërmbrojtësi kuqezi pritet që të mungojë për një kohë të gjatë, por më shumë informacion mbi rikuperimin dhe kohën e rikuperimit të mbrojtësit do të jetë i disponueshëm në ditët në vijim nga klubi italian.
“Testet instrumentale të kryera ndaj futbollistit Ardían Ismajli zbuluan një dëmtim në kofshën e djathtë. Shkalla e dëmtimit të mbrojtësit do të rivlerësohet në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e Torinos.