Lajme pozitive për trajnerin e Realit Karlo Ançeloti për ndeshjen e kthimit në play-off në Ligën e Kampioneve kundër Mançester Sitit. Ai pritet të rikuperojë të gjithë mbrojtësit e dëmtuar dhe që munguan në “Etihad” në mesjavë.
Ai që dihej se do të ishte gati ishte Antonio Rydiger. Por sipas mediave spanjolle, Ançeloti do të ketë të gatshme dhe Lukas Vaskez dhe David Alaba.
Megjithatë. lajmi që e ngroh më shumë trajnerin e Realit është rikthimi i qendërmbrojtësit gjerman, shtylla e tij në mbrojtje për dy sezonet e fundit.
Rydiger kujtojmë se pësoi një dëmtim në kofshë kundër Espanjolit.
PANORAMASPORT.AL