Lajme të mira për Barcelonën dhe trajnerin Ksavi, pasi talenti i tyre Pedri, është rikthyer përsëri në stërvitje pas një mungese të gjatë nga dëmtimi. 21-vjeçari ka zhvilluar sot një pjesë të madhe së saancës stërvitore, por është akoma i veçuar nga shokët e skuadrës.
Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, nuk ka akoma një datë të saktë të rikthimit së Pedrit në fushë, por duket sikur është në fazat e fundit të rikuperimit nga dëmtimi dhe rikthimi i tij në stërvitje, edhe pse i pjesshëm, tregon se data po afrohet akoma më shumë.
Lojtari është jashtë fushe që nga 3 marsi, ndeshje në të cilën Barcelona barazoi jashtë fushe me Atletik Bilbaon. Tani thuajse 1 muaj pas atij dëmtimi, rikthimi i tij është shumë afër.
PANORAMASPORT.AL