• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lajme të mira për Berat Gjimshitin

14/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Berat Gjimshiti nuk mundi të ishte protagonist në dy ndeshjet e Kombëtares kuqezi, pasi kapiteni u desh të largohej nga grumbullimi që në ditën e dytë.

Një dëmtim i pësuar në seancën e parë stërvitore, bëri që futbollisti të lihej jashtë nga trajneri Silvinjo dhe të kthehej në Itali për të rikuperuar pas kësaj situate.

Mendohej se Gjimshiti mund të humbte disa ndeshje me Atalantën, përfshirë edhe atë të Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit.

Por për fat, lojtari duket se ka kaluar problemet fizike dhe është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Gasperini që për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës, duke qenë në dispozicion të trajnerit.

“Kolasinaç dhe Gjimshiti vijnë në formë jo më optimale për këtë ndeshje,

Por të gjithë ata që janë grumbulluar, janë të gatshëm për t’u aktivizuar”, tha Gasperini sot para gazetarëve, duke konfirmuar kësisoj se mund të kishte minuta në fushë edhe për kapitenin kuqezi i cili është kthyer në një nga pikat kyç të skuadrës së tij.

Next Post

Ismajli “fut në xhep” Vlahoviç, Juventusi ndalet pa shumë shkëlqim edhe përballë Empolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.