Lajme të mira nga infermieria për Juventusin, duke se në pritje të duelit të radhës në kampionat, me Veronën, në Torino, trajneri Masimiliano Alegri mund të mbështetet te i gjithë reparti ofensiv.
Dushan Vlahoviç i kishte dhënë shenjat se është riaftësuar plotësisht nga dhimbjet në shpinë, por dje është stërvitur me regjim të plotë edhe Federiko Kieza, kështu që dyshja titullarë mund të rikthehet të luajë së bashku sërish.
Në të njëjtën kohë, edhe Mois Ken dhe Arkadiuzh Milik kanë treguar në daljet e fundit se janë në një formë të shkëlqyer, kështu që Alegri për Veronën do të ketë luksin e zgjedhjes.
PANORAMASPORT.AL