Wednesday, 29. April 2026
Sport

Lajme të mira për Partizanin në prag të derbit, rikthehet Skuka

GS 30/09/2025 1 Min. Lesezeit

Lajme të mira vijnë nga infermieria për Partizanin, në prag të derbit kundër Tiranës, që do të luhet të premten në orën 19:00 në “Air Albania” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Sulmuesi Xhuliano Skuka, që ka munguar në ndeshjet e fundit të “të kuqve” për shkak dëmtimi, është stërvitur me skuadrën ditën e sotme.

27-vjeçari ka kryer normalisht seancën stërvitore me ekipin dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër rivalëve bardheblu.

Teilen: