Los Angeles Lakers janë gati të eliminohen që në raundin e parë të Play-Off-it të NBA pasi u mposhtën nga Minnesota Timberwolves me rezultat 116:113.
Trajneri i Lakers, JJ Redick vendosi të mos bëjë asnjë zëvendësim në pjesën e dytë, dhe Dorian Finney-Smith, LeBron James, Luka Doncic, Austin Reaves dhe Rui Hachimura luajtën të gjitha minutat e tremujorit të tretë dhe të katërt. Sipas të dhënave të mbajtura që nga viti 1997, ai është trajneri i parë që bën një lëvizje të tillë në Play-Off.
Në mes të çerekut të fundit, Lakers kryesuan me dhjetë pikë, por Minesota arriti të kthejë ndeshjen.
Donçiç dhe LeBron shënuan 65 pikë së bashku, por as kjo nuk i ndihmoi Lakers. Donçic shënoi 38 pikë, ndërsa LeBron e përfundoi ndeshjen me 27 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime dhe pas ndeshjes lojtarët e Lakers publikisht theksuan se gjyqtarët i kishin grabitur dhe se kishin favorizuar fitoren e Minesotës.
Në 33 sekonda të mbetura nga loja, me Minesota në epërsi 114:113, Donçiç ishte në duel me Jaden McDaniels, i cili e goditi. Slloveni u rrëzua përtokë, por gjyqtarët nuk donin të bënin faull dhe Luka duhej të kërkonte pushim.
“McDaniels fauloi Lukan. Ishte shumë e qartë. Askush nuk do të bjerë ashtu. Ne e rishikuam situatën dhe jemi të sigurt që ai e fauloi atë dhe ne duhet të kishim dy gjuajtje të lira,” tha trajneri i Lakers, JJ Redick pas ndeshjes.
Megjithatë, Lakers pretendojnë se vendimet e këqija të arbitrave nuk kanë përfunduar me kaq. Me rezultatin e barabartë në 10.1 sekonda të mbetura nga loja, LeBron ishte në duel me lojtarin më të mirë të Minesotës, Anthony Edwards, të cilit ia hoqi topin dhe më pas iu dha Lakers.
Megjithatë, nga pankina e Minesotës, ata kërkuan të kontrollonin shiritin dhe më pas gjyqtarët dhanë dy gjuajtje të lira për Edwards, i cili goditi dhe shënoi pikët e 42-të dhe 43-të në ndeshje për finalen 116:113.
LeBron vuri në dukje se ai e goditi Edwards në dorë, por se ishte e lejuar sepse lojtari i Minesotës kishte vendosur dorën në majë të topit.
“Kjo gjë ndodh gjatë gjithë kohës. Dora është pjesë e topit, kështu thonë ata. Unë godita dorën e tij që ishte mbi top. Topi i ra dhe u hodh nga fusha. Unë e kam parë videon disa herë dhe kështu është,” tha LeBron i zhgënjyer.
Minesota regjistroi fitoren e tretë dhe tani kryeson 3-1, që do të thotë se Lakers janë vetëm një humbje larg eliminimit nga play-off.
Përpara eliminimit janë edhe Detroit, Orlando dhe Milwaukee, të cilët gjithashtu pësuan disfata mbrëmë dhe janë duke u lënë pas 3-1 në seri ndaj Nju Jorkut, Bostonit dhe Indianës.