• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lalaj në formacionin më të mirë

02/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria e basketbollit të vajzave përfundoi konkurrimin e saj në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, kompeticion i FIBA-s, që u mbajt në Prishtinë më datat 25-30 qershor.Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja u rendit në vend të tretë, duke fituar medaljen e bronzit, ndërsa kampione u shpall Norvegjia, e cila mundi në finale Maltën.

Në përfundim të aktivitetit u shpall edhe formacioni më i mirë i kompeticionit.

Pjesë e pesëshes më të mirë të Europianit të Shteteve të Vogla 2024 është edhe Ornela Lalaj e Shqipërisë. Lalaj spikati në këtë event, duke qenë lojtarja me eficencën e katërt më të mirë të kompeticionit (83.3%).

Lalaj u aktivizua në pesë ndeshje për një kohë mesatare prej 27.8 minutash për takim.

Kapitenia e Partizanit regjistroi 45 pikë (9 për ndeshje), 50 kërcime (10 për ndeshje) dhe 13 asistime (2.6 për ndeshje). Amber Melgoza e Maltës u shpall MVP e turneut, ndërsa formacioni më i mirë u kompletua nga norvegjezet Aurora Sorbye dhe Tori Halvorsen si dhe nga Marissa Pangalos e Qipros.

Next Post

Kapelo shigjeton Spaletin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.