• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LaLiga/ Kumbulla nuk përballon “furinë katalanase”, Dani Olmo rikthehet me dopietë te Barcelona

03/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo ndeshje i afron edhe më shumë me titullin kampion, pavarësisht se kanë kaluar vetëm 12 javë nga fillimi i këtij edicioni të LaLiga.

“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës në elitën e futbollit spanjoll, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur të triumfojnë 3-1 në derbin e Katalunjës, ndaj “Bardhebluve” të Espanyol, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.

Protagonist absolut ishte i rikthyeri nga dëmtimi Dani Olmo, me “fantazistin” spanjoll, i cili u rikthye me dopietë në sfidën e tij të parë si titullar, me “Katalanasit” pas dëmtimit, teksa arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutat 12’ e 31’, ndëra Raphinha për djemtë e Hansi Flick dhe Javi Puado për miqtë vulosën rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Fat të keq pati “shtatlarti” i mbrojtjes së Kombëtares sonë, Marash Kumbulla, i cili u dëtyrua të linte fushën i dëmtuar në minutën e 40’-të.

Ndërkaq, falë këtij triumfi të madh, Barcelona ngjitet në kuotën e 33 pikëve, duke krijuar tashmë një shkëputje prej 10 pikësh me vendin e dytë të Real Madrid, ndërsa “Bardheblutë” e Espanyol mbeten në vendin e 17-të të renditjes me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Next Post

Skocia në “dashuri” me Nedim Bajramin, ylli kuqezi realizon një tjetër gol vendimtar për Rangers

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.