Lamine Yamal ka barazuar një rekord të jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos gjatë fitores me rezultatin 4-1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në Euro 2024.
Sensacioni spanjoll ka luajtur një rol kyç për ekipin e Luis De La Fuentes në Euro 2024, dhe “Furia e Kuqe” tani ka mbetur ekipi i vetëm me rekord 100 për qind të fitoreve.
Ata pësuan gol pas vetëm 18 minutave, me mbrojtësin Robin Le Normand që pa dashje shënoi në portën e tij.
Megjithatë Spanja u kundërpërgjigj shpejt duke barazuar rezultatin përmes Rodrit, i cili shënoi nga një distancë e konsiderueshme për 1-1.
Golat nga Fabian Ruiz, Nico Williams dhe Dani Olmo në pjesën e dytë kompletuan rikthimin e Spanjës, të cilët kishin 36 goditje në portë gjatë ndeshjes.
Edhe pse në fund Rodri mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, vëmendja ishte tek 16-vjeçari Yamal i cili ishte në qendër të shumicës së rasteve që Spanja i krijoi për gol.
Ai asistoi tek goli i Fabian Ruiz në pjesën e dytë, duke barazuar kështu një rekord që Cristiano Ronaldo e kishte mbajtur për 20 vite.
Ky ishte asistimi i tij i dytë në këtë garë, që do të thotë se ylli i Barcelonës sipas OptaJoe, është bërë adoleshenti i parë i cili asiston në të paktën dy gola në Kampionatin Evropian që kur Ronaldo e bëri këtë për Portugalinë në Euro 2024.
Ish-legjenda e Real Madridit ishte 19-vjeçar kur e arriti këtë rekord që do të thotë se Yamal është bërë lojtari më i ri në histori të Kampionatit Evropian që e arrin këtë rekord.
Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar se Yamal është lidhur me një transferim tek PSG-ja për 250 milionë euro, megjithëse Barcelona nuk e ka në plan ta lejojë largimin e tij.