Në moshën 18 vjeçare, Lamine Yamal nuk është më thjesht një talent në fushë, por një aset i vërtetë komercial për Barcelonën. Sipas të dhënave të publikuara nga Cadena SER, talenti i ri i katalanasve shet tre herë më shumë fanella sesa Lionel Messi në kohën e tij. Ky rekord mbresëlënës është gjithashtu falë zgjerimit global të shitjeve të klubit pas rinovimit të kontratës me Nike.
Ashtu si paraardhësi i tij i famshëm, Yamal, i cili tani mban numrin legjendar 10, përbën një shifër marramendëse prej 80% të shitjeve totale të fanellave të Barçës, një arritje historike për një lojtar që sapo ka mbushur 18 vjeç. Ndikimi i talentit të ri nuk kufizohet vetëm te veshjet: sipas të njëjtave burime, paraqitjet e tij në mediat sociale po e rrisin ndjeshëm angazhimin online të klubit: +176% shikime në X, +146% në Facebook dhe +87% në Instagram. Nëntë nga njëzet klipet më të shikuara të Barçës sezonin e kaluarkishin imazhin e tij.
Kështu, talenti spanjoll bëhet fytyra e re e futbollit spanjoll, duke u shfaqur edhe në shumë produkte të Adidas, përfshirë topin e ri zyrtar të ndeshjes për Kupën e Botës 2026. Yamal nuk është më thjesht një talent i ri për t’u ndjekur në fushë, por një markë globale që nxit shitjet dhe dukshmërinë ndërkombëtare, duke shënuar një epokë të re në marketingun sportiv të Barçës. Një makinë që fiton para.


