• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lamine Yamal është tashmë spanjolli më i vlefshëm në histori

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ai është vetëm 17 vjeç, por Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde brenda dhe jashtë fushës.

Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm në nivel individual dhe i kurorëzuar me triumfiin e Euro 2024 me kombëtaren spanjolle, sulmuesi i Barcelonës vazhdon të tregojë se mund të ketë një të ardhme edhe më të ndritur përpara tij dhe tani konsiderohet si futbollisti më i vlefshëm spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.

17-vjeçari nga Barcelona u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Alaves dhe u largua dukshëm i zemëruar, por jo me trajnerin e tij.

Sipas portalit Transfermarkt , Lamine Yamal ka një vlerë aktuale të tregut prej 150 milionë eurosh, duke kaluar kështu 100 milionët e kolegut të tij Blaugrana dhe La Roja , Pedri dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri .

Për më tepër, dhe për t’i dhënë një qëndrueshmëri më të madhe këtij treguesi, kur analizohen vlerat e tregut të të gjithë lojtarëve në historinë e Barcelonës, 150 milionët e tij tejkalohen vetëm nga 170 të Lionel Messit , duke e bërë atë vendin e dytë më të vlefshëm si lojtar në histori të Barcelonës, përpara Coutinho (140), Griezmann (130) dhe Dembele (120).

Në fillim të sezonit, Lamine Yamal ka shënuar pesë gola dhe po aq asistime në 11 ndeshje të luajtura.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Pesë milionë euro në sezon, Menja drejt rinovimit me Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.