• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lamine Yamal jep lajmin e madh: Jam përsëri këtu

26/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona merr frymë lirisht. Lamine Yamal ka konfirmuar këtë të premte përmes rrjeteve sociale se është rikthyer pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për disa javë. Talenti i ri i ‘blaugranave’ publikoi një video me gola dhe aksione nga ndeshjet dhe stërvitjet, të shoqëruar me mesazhin e thjeshtë: “Hey, I’m back”, duke u dhënë një sinjal të qartë tifozëve.

17-vjeçari humbi tri ndeshje të La Ligës dhe një sfidë të Champions League për shkak të problemeve në pubis, të cilat i pati nga grumbullimi me kombëtaren spanjolle. Pikërisht kjo situatë shkaktoi edhe pakënaqësi te trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ndaj mënyrës si u menaxhua lojtari në ekipin kombëtar.

Sipas medieve spanjolle, është e mundur që Yamal të jetë në listë për ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedad-it, ndonëse me shumë gjasë do ta nisë nga stoli për të shmangur rrezikun. Ajo që duket e sigurt është se ‘ylli’ i Barcelonës do të jetë në formë të plotë për përballjen e rëndësishme të së mërkurës, kundër PSG, në Champions League, në “Olímpic de Montjuïc”.

Gjatë mungesës së tij, Barcelona ia ka dalë të fitojë të gjitha ndeshjet, me Raphinhan në të djathtë dhe Rashford në të majtë, por rikthimi i Yamal shihet si një përforcim i madh për sulmin.

Next Post

FIFA synon të ndryshojë rregullin për penalltitë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.