Yamal ka thyer rekordin që mbahej nga futbollisti polak Kacper Kozlowski. 16-vjeçari Lamine Yamal u bë golashënuesi më i ri i Spanjës në shtator të vitit 2023. Të shumtë janë kritikët e futbollit qk e shohin futbollistin si një nga përfaqësuesit dinjitoz të brezit të ardhshëm të artë të Spanjës. Anësori spanjoll Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri i historisë që ka luajtur në Kampionatin Evropian. Ai doli në skenë me Barcelonën sezonin e kaluar, duke bërë debutimin e tij në moshën 15-vjeçare.
Yamal është zhvilluar shpejt në një lojtar kyç për gjigantët katalanas dhe fitoi thirrjen e parë në ekipin kombëtar në shtator 2023, përpara se të shënonte në debutimin e tij kundër Gjeorgjisë – duke u bërë lojtari më i ri që ka paraqitur dhe shënuar ndonjëherë për La Roja. Në moshën 16 vjeçare, futbollisti ka thyer edhe një tjetër rekord, atë të lojtarit më të ri në historinë e Kampionatit Europian.
Rekordi mbahej më parë nga mesfushori i Polonisë dhe Brighton, Kacper Kozlowski, i cili u paraqit kundër Spanjës në ‘Euro 2020’ në moshën 17 vjeçare.