Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal pritet të marrë fanellën nr.10 në skuadër sezonin e ardhshëm – një fanellë që është veshur nga një numër yjesh të katalanasve ndër vite, duke përfshirë edhe golashënuesin nr.1 të klubit, Lionel Messi.
“Gjithçka është shumë e re për mua. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Qëllimi im i vetëm është të vazhdoj të luaj dhe të shijoj fanellën e Barçës”, tha Yamal në një intervistë për Mundo Deportivo.
Futbollisti foli edhe për rekordet që ka thyer muajt e fundit: “Pothuajse çdo gjë që bëj bëhet rekord dhe është e vështirë t’i vendos në kujtesën time të gjitha, por kam disa që i mbaj mend”.
“Kur shënova për herë të parë me fanellën e Barçës në La Liga, isha shumë i emocionuar. Ishte në fushën e Granadës dhe e mbaj mend shumë atë debutim me klubin e jetës sime”, kujton Yamal.
Ai zbuloi gjithashtu se cilët janë idhujt e tij: “Më pëlqejnë Neymar dhe Messi, ata janë të dy që më pëlqejnë më shumë. Nuk do të ketë asnjë tjetër si Leo Messi.”
/GazetaBlic Sport