• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Lamine Yamal si Messi?”. David Villa kundërshton: “Kurrë”

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga sulmuesit më të mirë spanjollë i të gjitha kohrave, me nofkën El Guaje. Bëhet fjalë për David Villan. Në intervistën e dhënë për gazetën AS, me rastin e një eventi të organizuar nga Oppo, ai ka shprehur një opinionin e tij për momentin e luhatjes së skuadrës së Flick dhe rihapjen e garës për titullin kampion për shkak të parakalimit të skuadrës së Simeones(Atletico Madrid)”.

“Tani nuk po kalon një moment të mirë, por Barça është Barça. Është një klub ku të jesh i dyti nuk mjafton, gjithçka varet nga fitorja. Unë i di mirë preferencat e tifozëve dhe mendoj se ata janë të lumtur, sepse skuadra synon te lojtarët e Masias. Ata luajnë futboll të mrekullueshëm dhe po luftojnë për gjithçka, sepse kanë lojtarë të klasit botëror. Është e pamundur të mos mendosh për një kompeticion dhe të mos e konsiderosh Barçën si një nga skuadrat që mund të fitojë titullin”.

Lamine Yamal – “Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Si luan, si e kupton futbollin… është e vërtetë që nuk e njoh personalisht, por kam qenë disa herë atje dhe ai duket shumë i qetë dhe i koncentruar. Ky nuk është shpërthimi i një futbollisti që do të zgjasë vetëm disa muaj. Ai po e dëshmon vlerën e tij për një kohë të gjatë dhe vazhdon të rritet dhe sa herë që e sheh të luajë, bëhet më i mirë”.

Yamal si Messi? – “”Kurrë. Besoj se sot është e vështirë të krahasosh ndonjë lojtar me Messin. Lamine Yamal është tashmë një yll botëror. Ai ka arritur gjëra të rëndësishme në dy vjet dhe, si tifoz i Barçës, ai më emocionon përsëri. Dhe tifozët gjithashtu kanë të drejtë të ëndërrojnë me të, por nuk mendoj se është e nevojshme ta krahasojmë me Messin, sepse ai do të ketë një karrierë fantastike”.

 

 

Next Post

Juventus dhe Douglas Luiz të hapur për ndarje, dy klube të Ligës Premier të interesuar për brazilianin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.