Në bilbilin e hapjes së Kampionatit Evropian të Spanjës, Lamine Yamal ka shkruar tashmë historinë. Sulmuesi i Barcelonës, i cili startoi në ndeshjen debutuese në EURO 2024 kundër Kroacisë nga trajneri iberik, u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur një ndeshje në fazën finale të një kampionati europian: 16 vjeç e 338 ditë. Rekordi mbahej nga portieri polak, Kacper Kozloëski, i vendosur në qershor 2021, kur ai sfidoi Spanjën me 17 vjeç e 246 ditë, nuk zgjati shumë.
Synimi i radhës i Yamal, tashmë një protagonist absolut me Barcelonën këtë sezon, është të bëhet golashënuesi më i ri ndonjëherë në Kampionatin Evropian, duke i hequr rekordin zviceranit Vonlanthen që zgjat që nga viti 2004 (18 vjeç e 141 ditë).
Në moshën 16-vjeçare, Yamal tashmë krenohet me më shumë se 50 paraqitje për Barcelonën midis La Ligës dhe Champions League, duke nxitur krahasime të rëndësishme me Lionel Messin.