• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lampard e dëshironte Haalandin te Chelsea

19/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se ai e dëshironte me çdo kusht transferimin e Erling Haaland në klub gjatë aventurës së tij të parë në “Stamford Bridge” si trajner,

Haaland ka shijuar një sezon të parë fantastik në Angli që prej se iu bashkua Manchester Cityt nga Borussia Dortmundi në një transferim që arriti shumën e 60 milionë eurove, duke shënuar 52 gola në të gjitha garat, përfshirë këtu 36 gola në 33 ndeshje të Premier Ligës.

Tani, Lampard ka zbuluar se dëshironte ta sillte bomberin norvegjez në Premier Ligë, para se ai të impresiononte te Borussia Dortmundi.

“Nuk e di nëse ai do dëshironte që të vinte këtu, por sidoqoftë unë isha një admirues i madh i asaj gjëje (transferimit të Haaland). A ishte afër? Vetëm ai e di përgjigjen e kësaj pyetje. Në çfarë faze ishin bisedimet? Nga pikëpamja jonë, unë e doja me çdo kusht”, tha Lampard.

Lampard vazhdon të ketë drejtimin e Chelseat përkohësisht pas shkarkimit të Graham Potter muajin e kaluar.

Next Post

Sahiti bën asist në fitoren e Hajduk Splitit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.