• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lampard zbulon prapaskenën: Desha Bellingam te Çelsi, refuzuan të paguanin 20 milionë paund për të

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhud Bellingam është kthyer në një nga protagonistët e futbollit europian në vitet e fundit dhe me zbarkimin te Real Madrid, vlerësohet padyshim si një nga yjet e të ardhmes. Por historia e anglezit mund të kishte qenë tërësisht ndryshe nëse klubi i Çelsit do të kishte dëgjuar këshillat e Frenk Lampard.

bellingam

Ky i fundit, duke folur në podkastin e Xhon Obi Mikel, ka zbuluar se në vitin 2020, kishte tentuar të afronte mesfushorin në radhët e bluve, ku ai ishte asokohe trajner.

“Ai djalosh është i pabesueshëm. Të bësh disa gjëra në një skuadër si Real Madrid dhe të përballosh të gjithë trysninë që rrjedh nga kjo, në moshën e tij… Kur isha trajner i Çelsit, u mundova në mënyrë të dëshpëruar që ta merrja në ekip.

Ma kishte treguar Xhim Frejzër nga akademia, isha i ekzaltuar dhe ai ishte vetëm 17-vjeçar. Por nuk ia dola që të bindja ata lart që të shpenzonin 20 milion paund për një futbollist të moshës së tij. Në momentin aktual, nuk arrij të shoh limitet e tij, më kujtohet edhe që takova manë dhe babain e tij, ai është një lojtar me këmbë në tokë”, tregoi Lampard.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Favre në vizitë në Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.