Bayerni mund të mbetet pa Joshua Kimmichin. Kështu kanë bërë të ditur të mërkurën mediume të ndryshme në Gjermani.
Është bërë e ditur se Bayenri nuk përjashton mundësinë e shitjes së futbollistit gjerman.
28-vjeçari me skaudrën e Bayernit ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Pjesë e Bayernit është prej vitit 2015.
Ai në fitoren 27:0 barti shiritin e kapitenit në mungesë të Manuel Neuerit dhe Thomas Mullerit.
Kimmich më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Leipzigut, ndërsa është zhvilluar te Stuttgarti.