Aventura e Nikolo Zaniolo në Turqi ka zgjatur vetëm pak muaj. Futbollisti italian ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur sot për Aston Vilën, klubin e Premier Ligës, duke i dhënë lamtumirën Gallatasarajit.
Në fakt Zaniolo kishte kërkuar të transferohej në Angli që në janarin e vitit të kaluar, por përfundoi në Turqi, pasi nuk mbylli dot marrëveshjet me klubet e itneresuara për të. Situata ka ndryshuar plotësisht dhe Zaniolo tashmë mund të cilësohet një lojtar i Aston Vilës.
Ai është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare nga klubi anglez që është gati të shpenzojë jo pak për lojtarin i cili vendosi finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë. Aston Vila ka paguar 5 milionë euro vetëm për huazimin në këtë edicion, me disa bonuse bashkangjitur që mund të arrijnë deri në 1,3 milionë euro të tjera.
Klauzola e blerjes përfundimtare është caktuar 22,5 milionë euro, ndërsa 15.5 milionë euro të tjera janë caktuar si bonuse, me Gallatasarajin që ka ruajtur edhe 10% të vlerës së kartonit për një shitje të mundshme në të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL