Friday, 13. February 2026
Sport

Lamtumirë Liverpool, 4 lojtarë largohen në fund të sezonit me parametra zero

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Ndryshime rrënjësore vijnë në listën e Liverpool. Të kuqtë do të bëjnë njër rindërtim të skuadrës në verë dhe gjithçka nis nga largimet.

Roberto Firmino, James Milner, Naby Keita dhe Alex Oxlade Chamberlain janë katër lojtarët që u skadonë kontrata në verë dhe siç njoftoi klubi zyrtarisht, kontrata e tyre nuk do të rinovohet.

Të gjithë këta ishin anëtarë të grupit të Jurgen Klopp, i cili vitet e mëparshme fitoi një kampionat, Champions League, FA Cup, Kupën e Ligës, Kupën e Botës për Klube, Superkupën vendase dhe evropiane.

Katër lojtarët në fjalë do të nderohen nga klubi në ndeshjen e tyre të fundit në “Anfield” kundër Aston Villa./h.ll/abcnews.al

Teilen: