Tuesday, 24. March 2026
Sport

Laporta i kërkon Guardiola-s këshillë për zëvendësuesin e Xavi-t, ja këshilla e trajnerit spanjoll

GS 02/03/2024 1 Min. Lesezeit

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit.

Sipas medieve spanjolle, numri një i klubit katalanasa ka pyetur një mik të vjetër të “Blaugranave”, Pep Guardiola-s për një këshillë në lidhje me trajnerin e ri të skuadrës.

Kur Johan Cruyff ishte gjallë, Laporta gjithmonë konsultohej me holandez-in për vendime të rëndësishme sportive që duheshin marrë. Tani, pas ndarjes nga jeta të legjendës së “Blaugranave”, i është drejtuar mikut të tij Pep për ndihmë.

Ky i fundit raportohet të ketë sugjeruar Roberto De Zerbi-n, si profilin ideal për pankinën e Barcelonës.

Kujtojmë se menaxheri italian i Brighton ka klauzolë lirimi që shkon në 10 milionë euro.

Teilen: