• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Laporta i kujton 2-8 Flikut para duelit me Bajernin: Na ke një borxh

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka besim të verbër te kjo skuadër dhe aq më tepër që kur frenat e skuadrës këtë verë i mori trajneri Hansi Flik. Njeriu i cili e poshtëroi Barçën e Mesit me shokë 8- 2 në Lisbonë, tashmë është në krye të blaugranave, me presidentin Laporta që i ka kërkuar një shpagim kundër bavarezëve kur ata të vizitojnë nesër në mbrëmje “Montjuiç”-in.

sdfdsffdsfsdfdsfdsfdssfd

Faktet po vërtetojnë se presidenti i Barcelonës ka pasur të drejtë në vendimin e tij për të ndryshuar stolin: largimi i Ksavit dhe ardhja e trajnerit gjerman ka nënkuptuar një shpërthim optimizmi dhe besimi në një dhomë zhveshjeje që dukej se po lundronte në det të hapur dhe pa drejtim në pjesën e fundit të sezonit të kaluar. Lider i vetëm në La Liga, pas dhjetë ditëve të para, dhe në pozicionet për të pushtuar pozitat e para në këtë format të ri të Ligës së Kampioneve, Barcelona për momentin është, sipas shumëkujt, skuadra më në formë.

Në këtë kontekst shumë pozitiv, Laporta nuk harron kurrë t’i kujtojë Flikut ndeshjen në të cilën Bajerni “i tij” shkatërroi Barcelonën. Bëhet fjalë për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të sezonit 2019- 2020, që u luajt në Lisbonë me tek takim, në një format të paprecedentë për shkak të pandemisë. Blaugranat në atë kohë drejtoheshin nga Kike Setien dhe bavarezët nga Hansi Flik.

Ajo që ndodhi më 14 gusht 2020 mbahet ende me hidhërim mes fansave të Barcelonës. Goli i hershëm i Tomas Myler ishte fillimi i një poshtërimi të plotë, i cili përfundoi me humbjen më të dhimbshme për katalanasit në rrugëtimin e tyre të gjatë në Champions.

“Na keni një borxh”, i kujtoi Laporta Flikut në prag të ndeshjes kundër Bajernit. “Nëse mund të jetë një fitore me goleadë do qe fantastike, por edhe nëse fitojmë do të ishte shumë mirë”, këmbënguli presidenti i Barcelonës, i vetëdijshëm se tifozët kanë nevojë për këtë lloj stimulimi për të besuar më në fund se skuadra mund të bëjë diçka të madhe këtë sezon. Dhe nëse në proces mund të fillojë të varrosë fantazmat e vjetra, aq më mirë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pështyu drejt gjyqtarëve, pezullohet pesë ndeshje pronari i klubit të Premier League-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.