E ardhmja e Robert Levandovskit te Barcelona është në diskutim, me më shumë shanse largimi se qëndrimi. Sulmuesi polak pritet të lërë katalanasit, po t’i referohemi deklaratës së fundit të presidentit Joan Laporta, i cili ka lënë të nënkuptohet se do të blihet Harry Kane.
“Ka të njëjtën moshë me Levandovskin në kohën që ne e blemë”, – ka thënë Laporta, kur është pyetur për zëvendësuesin e mundshëm të polakut. Pavarësisht vullnetit për ta mbajtur Levandovskin, “nëse ai do, mund të qëndrojë” pasi ai ka pranuar rotacionin me Ferran Torres, numri 1 i Barcelonës nuk i ka përjashtuar ndërhyrjet drastike në merkato, nëse Levandovski vendos të ndryshojë skuadër.
Laporta dëshiron të investojë te një profil kalibri, siç është anglezi i Bajernit, Kejn, duke e konsideruar atë si pasardhësin ideal të polakut për nga mosha dhe karakteristikat. Ky qëndrim i presidentit të kalatanasve ndez shpresat e Juventusit dhe Milanit për afrimin e Levandovskit. Dy klubet italiane e kanë vënë në shënjestër prej kohësh dhe tashmë do të shtojnë sulmin për të nënshkruar me të.