• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Laporta zbulon një anekdotë nga Parisi: Lamine na qerasi me hamburger

23/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka treguar disa detaje të veçanta nga nata e ‘galasë’ së Topit të Artë në Paris, ku ‘blaugranat’ ishin të përfaqësuar me një delegacion të madh e të suksesshëm.

Në një intervistë për RAC1, Laporta rrëfeu se udhëtimi i tyre përfundoi shumë vonë:

“U kthyem në shtëpi në orën pesë të mëngjesit, sepse Flick donte që sot ekipi të stërvitej në orën 12:00. Ishim të gjithë të lodhur dhe të uritur, pasi gjatë ditës, mes udhëtimeve, përgatitjeve dhe ceremonisë, nuk kishim ngrënë pothuajse asgjë”.

Aty ndodhi edhe një episod interesant, ku protagonist ishte Lamine Yamal:

“Teksa po shkonim drejt aeroportit, Lamine pa një vend ku shisnin hamburger. U ndalëm dhe ai bashkë me Cubarsí zbritën për të blerë për të gjithë. I hëngrëm në autobus dhe ishin shumë të shijshëm”, tha me humor Laporta.

Më pas, presidenti theksoi se askush nuk e dinte paraprakisht rezultatin e votimit:

“E pyeta Iniesta-n dhe Ronaldinho-n, por as ata nuk e dinin. Madje as Ceferin dhe as pronarja e France Football. Më thanë se preferonin të mos e dinin, për të mos e rrezikuar që të zbulohej para kohe. Edhe unë u përpoqa të mësoja diçka nga autoritetet franceze, por nuk kishte asnjë informacion”.

Sa i përket mungesës së Real Madrid-it në ceremoni, Laporta u shpreh:

“Çfarë bën Reali, është punë e tyre. Ne shkuam nga respekti për futbollin dhe për organizatorët. Barcelona u bë e dukshme, si gjithmonë: ishim delegacioni më i madh dhe klubi më i vlerësuar në ‘gala’, gjë që na mbush me krenari”.

Për Lamine Yamal, ai u shfaq optimist:

“Sigurisht që do të donte të fitonte, ashtu si edhe Raphinha, por dy trofetë Kopa radhazi janë një arritje historike. Ai është shumë i motivuar, punon shumë dhe jam i bindur se do të bëhet lojtari më i mirë në botë. Ndërkohë, Aitana ishte euforike për suksesin e saj, duke treguar edhe një herë besimin tonë tek futbolli femëror, pavarësisht konkurrencës gjithnjë e më të fortë në Europë”.

Në fund, Laporta rikujtoi edhe një herë se ka gjasa që ndeshja ndaj Real Sociedad-it të luhet në ‘Spotify Camp Nou’, duke theksuar se klubi ka përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë pritet vetëm miratimi i autoriteteve lokale.

Next Post

Leao rrëfen: “Zgjodha Milanin, jo Interin – midis tyre, Milan njëqind herë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.