Lara Colturi, përsëri në podium. Pas vendit të dytë në Levi të Finlandës dhe në Gurgl të Austrisë, skiatorja kuqezi është renditur e treta në Malet Kuper në Kolorado(SHBA). Një gabim gjatë garës i kushtoi kohë, por në fund arriti të ngjitet në podium.
Pas garës, skiatorja kuqezi ka deklaruar: “Nuk ishte një garë e lehtë, për shkak dhe të një gabimi që bëra, por jam shumë e lumtur që u ngjita në podium. Tani më duhet të mendoj për garën e ardhshme dhe shpresoj të dal sa më mirë”.

