• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Largimi i Ançelotit drejt Brazilit, Reali gati të rikthejë për herë të tretë trajnerin e suksesshëm

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zinedin Zidan dhe klubi i Realit të Madridit, në një lidhje që mund ta shohim disa herë në jetë. Ka ndodhur deri tani dy herë dhe mund të mos ketë përfunduar akoma nga ajo që raportojnë mediat franceze. Zinedin Zidan dhe Reali i Madridit janë një dyshe që nuk është prishur kurrë, pavarësisht ulje-ngritjeve të një marrëdhënieje që përjetoi një moment të tensionuar në vitin 2021, kur përfundoi periudha e tij e dytë në stolin e “Bernabeu”-t.

zidan

Një marrëdhënie që është përmirësuar shumë deri në atë pikë sa në Francë tashmë po spekulohet për rikthimin e Zidanit te Reali i Madridit. Ka qenë Saber Desfarges, gazetari që ka intervistuar Zizunë në programin “Téléfoot” këtë fundjavë, i cili e ka hequr këtë mundësi.

Gazetari e sheh të vështirë rikthimin e Zidanit në stol këtë verë, pavarësisht interesimit të PSG-së dhe Juventusit, dhe nuk e konsideron të palogjikshme që Zidan të marrë drejtimin nga Ançeloti në vitin 2024, kur italianit i përfundon kontrata me “galaktikët”.

Klubi mbretëror është në kërkim të një trajneri për sezonin 2024-2025 dhe nga Gjermania sigurojnë se i preferuari i Florentino Perezit është Ksabi Alonso, por do të duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë me Zidanin më parë.

Jo më larg se intervista e tij e fundit, Zidan tha se shpreson që të rikthehet së shpejti në stol dhe përflitet se po joshet nga PSG-ja për t’i dorëzuar stolin pas largimit të Kristof Galtiesë.

Por “Marca” raporton se ka pasur interes edhe nga Arabia Saudite: “Të jetoj dhe punoj sërish në Francë? Asgjë nuk duhet të përjashtohet. Unë e di se çfarë dua dhe nuk dua. Nëse e kam këtë pushim, është sepse duhet të ketë një të tillë. Shpresoj t’i them vetes se së shpejti do të jem në gjendje të jem trajner”.

Në janar u raportua se francezi kishte refuzuar qasjet nga SHBAja, Brazili dhe Portugalia për të menaxhuar ekipet e tyre kombëtare. Ai preferonte stolin e Francës, por trajnerit aktual, Didie Deshamp, iu rinovua kontrata deri në 2026 në janar, pasi e çoi kombëtaren në dy finale të Kupës së Botës, duke fituar një, si edhe siguroi një triumf në Ligën e Kombeve.

Në fillim të këtij muaji, Zidan tha se ai mendonte se të bëhej menaxher i “Les Bleus” ishte hapi tjetër logjik në karrierën e tij, por ka pranuar se tani nuk është koha.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Drejtori i Sassuolos: Për Frattesin po flasim me Interin, jo me Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.