Largimi i Ançeloti nga Real Madrid është një çështje e kryer. Çabi Alonso do të jetë trajneri i ri i madrilenëve, që kanë ndryshuar planet.
Alonso ishte programuar për të marrë drejtimin e ekipit pas Botërorit të klubeve. “Los blancos” projektojnë ta kenë në krye menjëherë pas fundit të këtij sezoni, që mbyllet në dy javë. Kontrata do të firmoset e vlefshme deri në vitin 2028.
“El Clasico” mesa duket ka bërë që Reali të lëvizë më shpejt. Alonso ka nderin të jetë trajner i madrilenëve pas eksperiencës së suksesshme me Bajer Leverkusen.
Dhe synimi është për ta nisur me trofe aventurën e re. Botërori i klubeve do të shërbejë edhe për eksperiencë për vazhdimin.
PANORAMASPORT.AL