Saturday, 7. March 2026
Sport

Largimi i Brozoviç, te Interi gjejnë menjëherë zëvendësuesin e kroatit

GS 25/06/2023 1 Min. Lesezeit

Al Nassr do të paguajë 23.5 milionë euro në arkat e Interit për kartonin e 30-vjeçarit. Mesfushori nga Zagrebi, ishte pjesë e Interit prej janarit të vitit 2015. Me fanellën zikaltër fitoi titullin, dy herë Kupën e Italisë dhe po kaq herë Superkupën. 

brozo5

Interi duket se nuk dëshiron të humbas kohë për të gjetur zëvendësuesin e Brozoviç, teksa është piketuar menjëherë mesfushori i Sasuolos, Davide Fratezi, i cili shihet si ideali për të zënë vendin e kroatit. 

Siç raportohet nga “SportItalia”, Interi dëshiron të mbyllë marrëveshjen me Fratezin së shpejti dhe dita vendimtare mund të jetë e mërkura më 28 qershor, duke ushtruar presion mbi palët e tjera të interesuara si Juventus, Roma dhe Milan. 

FRATEZI

Të premten, mesfushori 23-vjeçar tha se do të zgjedhë së shpejti klubin e tij të ardhshëm, për të cilin thuhet se është Interi. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: