Interi ka bërë një sezon shumë të mirë duke arritur në finalen e Champions League, ndërsa padyshim zhgënjimi më i madh do të ngelet humbja e titullit kampion me Napolin, që luftuan deri në javën e fundit të kampionatit.
Ndërkohë në media doli papritur lajmi se Inzaghi do të largohej në Arabinë Saudite.
Tërësisht e papritur duke parë gjithë impenjimin dhe përjetimin e Inzaghit te Interi, largimi ishte gjëja e fundit që mendohej te tifozët zikaltër.
Por ish-menaxheri i Udineses, Pierpaolo Marino, ka treguar një detaj të bukur mbi lamtumirën e mundshme.
“Uroj që Interi të fitojë Champions League, pavarësisht se PSG shihet si favorit. Dhe me një fitore të Champions do të krijoheshin kushtet ideale që Inzaghi të largohej nga Interi në kohën e duhur dhe me rezultatin e duhur. Me kalimin e kohës, trajnerët po zbatojnë një rregull, atë të Italo Allodi. Mbaj mend që gjatë mësimeve në Coverciano, u thoshte trajnerëve:
“Në cdo vend, fito dhe largohu direkt”. Kështu ikën me derë dhe askush nuk të gjykon për gabimet e tua”, tha Merino.