• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Largimi i Lamine Yamal-it nga grumbullimi i Spanjës, tension i lartë mes Federatës dhe Barcelonës

11/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar zyrtarisht se Lamine Yamal është larguar nga grumbullimi për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, pas një ndërhyrjeje mjekësore që u krye pa dijeninë e stafit të kombëtares.

Sipas komunikatës së RFEF-së, futbollisti i Barcelonës iu nënshtrua të hënën paradite një “procedimi invaziv me radiofrekuencë” për trajtimin e dhimbjeve në zonën e pubisit, pa lajmëruar më parë mjekët e kombëtares. Federata është informuar vetëm disa orë më vonë, në orën 22:40 të së njëjtës ditë, përmes një raporti ku rekomandohej pushim prej 7 deri në 10 ditësh.

“Shërbimet mjekësore të RFEF-së shprehin habinë dhe pakënaqësinë për mënyrën si është vepruar. Duke vendosur mbi të gjitha shëndetin dhe mirëqenien e lojtarit, Federata ka vendosur ta lirojë Lamine Yamal-in nga ky grumbullim”, thuhet në deklaratë.

Ky zhvillim ka rindezur përplasjet mes Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Marrëdhëniet mes dy palëve janë tensionuar që nga shtatori, kur trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e akuzoi Luis de la Fuente-n se nuk po e mbronte mjaftueshëm lojtarin e ri.

Lamine Yamal, i cili luajti pa probleme me Barcelonën në ndeshjet e fundit, ishte përfshirë në këtë grumbullim për të ndihmuar Spanjën në sigurimin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026. Megjithatë, ndërhyrja e fundit e bërë nga klubi katalanas e ka bërë të pamundur që talenti 18-vjeçar të veshë me fanellën e kombëtares në këto dy ndeshje vendimtare.

Në ambientin e kombëtares mbizotëron pakënaqësi, pasi konsiderohet e papranueshme që Barcelona të ketë vepruar pa njoftuar Federatën, duke ditur se trajtimi i lojtarit do ta pengonte të ishte i gatshëm për kombëtaren.

Next Post

‘U përdor imazhi i tij për të tërhequr kapital’, si u padit Andres Iniesta për mashtrim në Peru

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.