Vendimi i Roberto Mançinit për t’u larguar nga drejtimi i kombëtares ka tronditur të gjithë Italinë.

Nëna e tij Mariana ka dhënë një intervistë për gazetën “National”, ku ka deklaruar se: “Nuk dija asgjë, të betohem. E mora vesh nga kushërira ime. Ajo më telefonoi dhe më tregoi se në TV kishin thënë se Roberto kishte dhënë dorëheqjen”.
Vdekja e Vialit: “Roberto ka një zemër të madhe, ai nuk e ka kaluar ende vdekjen e XhanLuka Vialit, ishte shumë i lidhur me të”.
Ofertat nga Arabia Saudite: “Nuk e kam idenë, do ta telefonoj Roberton dhe do të flas me të si gjithmonë. Nëse do, ai do të më shpjegojë pse e mori vendimin për tu larguar nga pankina e Italisë dhe ne si prindër do të jemi gjithmonë pranë tij”, u shpreh ajo.
PANORAMASPORT.AL